22:59 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kosnett mesazh kandidatëve për deputet: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë me ju!

 Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Phillip Kosnett, ka drejtuar një mesazh kandidatëve për deputet që kanë garuar për zgjedhjet e parakohshme që mbahen me 6 tetor.

Kosnett ka thënë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë me kandidatët.

 “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë me ju. Drejtësia rrjedh nga kandidatët që ndjekin rregullat e zgjedhjeve dhe ligjin”, ka shkruar Kosnett në Tëiter./Indeksonline/