16:07 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kosnett takon familjarët e personave të pagjetur dhe kompleksin përkujtimor në Krushë të Madhe

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett gjatë ditë ditës së sotshme ishte në Krushë të Madhe së bashku me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifin.

Kosnett në Krushë të Madhe u taku me familjarët e personave të pagjetur, shkruan Indeksonline.

Image may contain: 1 person, standing, sky, tree, crowd, shoes, child and outdoor

Po ashtu vizitoi kompleksin përkujtimore të Krushës së Madhe.

Image may contain: 4 people, people standing, shoes, tree and outdoor

Latifi përmes një statusi në Facebook e falenderoi ambasadorin amerikan për vizitën në Krushë të Madhe.

Për më shumë lexojeni statusin e plotë Smajl Latifit:

Sot isha në Krushë të Madhe, ku pritëm ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesinë e tij z. Philip Kosnett. Gjatë vizitës së tij, ambasadori takoi familjarët e personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë, dhe vizitoi kompleksin përkujtimor në Krushë të Madhe.

Ambasadori Kosnett, u njoftua nga afër me dëmet e luftës dhe dhimbjen e vuajtjet e familjarëve të të pagjeturve të fshatit Krushë e Madhe.

Z. Kosnett e falenderova për vizitën, dhe kërkova që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ushtrojnë më shumë trysni kundrejt shtetit të Sërbisë, deri në zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe daljen para drejtësisë të kriminelëve që kanë kryer këto krime!

Image may contain: 5 people, people standing, shoes, sky and outdoor
Image may contain: 1 person, standing and outdoor