75 Mall Live Search
15:30 / E Premte, 03 Janar 2020 / indeksADMonline

Kosnett: Nëse shihni ndonjë rast korrupsioni, na njoftoni neve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka thënë se askush nuk duhet të jetë i liruar nga hetimi për korrupsion.

Kështu u shpreh ai në llogarinë “Twitter”, shkruan IndeksOnline.

“Lufta kundër korrupsionit është punë e çdo qytetari dhe askush nuk duhet të jetë i liruar nga hetimet për korrupsion. Nëse dyshoni se dikush i punësuar në ambasadë, prokurim ose programe, ne duam ta dimë. Thirrni në numrat +383 38 5959 5959 dhe vizitoni bit.ly/36dsFIS për detaje të tjera”, ka shkruar Kosnett.