19:04 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kosnett për Kosovën e Serbinë: Me kohë, armiqtë mund të kthehen në miq!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Phillip Kosnett, ka shkruar në profilin e tij në Twitter mbi raportet Kosovë-Serbi.

Diplomati amerikan theksoi:

“Me kohë, armiqtë mund të kthehen në miq”.

Kosnett duke i’u referuar raporteve mes dy vendeve theksoi:

“Kjo mund të arrihet duke diskutuar në mënyrë të ndershme të kaluarën e keqe, duke u fokusuar në të mirat që sjell bashkëpunimi për të ardhmen”.