75 Mall Live Search
17:03 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kosnett përgëzon Kosovën për sigurimin e rrjetit 5G

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka përshëndetur shtetin tonë për ndërmarrjen e hapave për sigurimin e rrjetit 5G.

Me anë të një postimi në Twitter, ai tha se do të vazhdojnë të punojnë bashkë  drejt zgjerimit të ekonomisë digjitale të Kosovës.

E përgëzojmë Kosovën për sigurimin që rrjetet e saj #5G janë në rrugë të pastër, pa shitës të pabesuar, në përputhje me Marrëveshjet e Washingtonit”.

Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku drejt integrimit të sigurt të komunikimit rajonal dhe zgjerimit të ekonomisë digjitale të Kosovës”, shkroi Kosnett.