75 Mall Live Search
21:36 / E Diele, 28 Mars 2021 / AR

Kosnett reagon pas arritjes së vaksinave anti-Covid në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se është i kënaqur që ishte i pranishëm kur arritën vaksinat e para në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Ai tha se SHBA-ja është një kontribuuese krenare për iniciativën shumëkombëshe COVAX.

I kënaqur që isha i pranishëm kur vaksinat e para arriten në Kosovë. SHBA është një kontribuuese krenare për iniciativën shumëkombëshe COVAX. Së bashku ne mundemi. Vaksinohu”, ka shkruar Kosnett në Twitter./Indeksonline/