75 Mall Live Search
16:21 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kosnett: SHBA nuk e përkrah çdo marrëveshje mes Kosovës e Serbisë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Philip Kosnett në intervistën për KoSSev është shprehur gjatë vitin 2019 duhet të merren marrëveshje gjithëpërfshirëse, por sipas tij kjo nuk do të thotë se SHBA-të do të përkrahin çdo marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Sipas Kosnett administrata e presidentit Trump po i të ashtuquajturat “konflikte të ngrira” nëpër gjithë botën dhe mendon se gjërat duhet të shkojnë për mirë.

Qeveria e SHBA-së beson se është momenti për bashkimin mes të gjithë partive duke u përfshirë në këtë proces, duhet të dëgjohet zëri I të gjithëve.

“Ne s’e mbushim çekun blanko që nënkupton se SHBA-ja nuk do të përkrahë çdo gjë për të cilat pajtohen dy qeveritë”, ka thënë Kosnett

Ai ka theksuar se marrëveshja efektive merr parasysh edhe brengosjen dhe sigurinë e serbëve në Kosovës./Indeksonline/