75 Mall Live Search
16:13 / E Martë, 30 Mars 2021 / OSH

Kosnett takohet me Besnik Bislimin, flasin për procesin e dialogut me Serbinë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Ata diskutuan për rëndësinë e lidershipit në konferencën e donatorëve dhe konsultimet e gjera me palët e përfshira në procesin e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Kosnett tha se ka rëndësi dhe vlerë të madhe shërbimi civil apotilik, shkruan IndeksOnline.

“Në takimin e sotëm me Besnik Bislimin u diskutua rëndësia e udhëheqjes në konferencën e donatorëve. Konsultimet e gjera me palët e përfshira në procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja dhe vlerën e një shërbimi civil profesional apolitik. Bashkë ne mundemi”, ka shkruar Kosnett.