Kosnett takohet me kryetaren e Kushtetueses: Qeveritë duhet zbatuar të gjitha vendimet e gjykatave

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, sot ka takuar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani.
Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate të lëshuar nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, shkruan Indeksonline.
Kosnett tha se nëse gjykatat e Kosovës të kenë sukses, vendimet e tyre duhet të zbatohen nga qeveritë.
“Me Presidenten e re të Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka-Nimani, përsëriti mbështetjen e SHBA për një gjyqësor të fortë dhe të pavarur. Që gjykatat e Kosovës të kenë sukses, qeveritë duhet të zbatojnë të GJITHA vendimet e gjykatave. Vonesat e vazhdueshme kërcënojnë angazhimet e Kosovës për drejtësi të barabartë dhe sundim të ligjit”.