75 Mall Live Search
08:55 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Kosnett takohet me liderët kosovarë

Pas takimit të mbrëmshëm në mes liderëve të koalicionit qeveritar, sot po zhvillohet edhe takimi i Presidentit, Kryeministrit dhe të parit të Kuvendit me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.

Sipas informacioneve të Indeksonline, takimi në mes Kosnett dhe liderëve të vendit është duke u zhvilluar në Presidencë.

Duhet përkujtuar që takimet në fjalë janë duke u zhvilluar pas presionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për largimin e taksës 100%, kërkesë e cila u bë më parë edhe nga përfaqësuese të Bashkimit Evropian.

Duhet përkujtuar që pas takimit të mbrëmshëm në një komunikatë për media nga koalicioni qeverisës u tha se do të vazhdojë angazhimi i udhëheqësve të vendit dhe se taksa vazhdon të mbetet e vendosur në drejtim të produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Ndryshe ditëve të fundit qëndrimet e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryeparlamnetarit, Kadri Veseli kanë ndryshuar pikërisht në këtë pikë. Veseli propozoi pezullim të taksës për 120 ditë, ndërsa Haradinaj e kundërshtoi atë./Indeksonline/