75 Mall Live Search
14:03 / E Enjte, 18 Mars 2021 / OSH

Kosnett takon Kurtin, ja çfarë biseduan

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, është takuar me kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

Kosnetti ka thënë se mbesin të angazhuar për të ndihmuar Qeverinë e re për të qenë të sukesshëm.

“Sot u takuam me Albin Kurtin dhe ekipin e tij, si pjesë e një serie të diskutimeve mbi prioritetet e përbashkëta SHBA-Kosovë. Ne mbesim të angazhuar për të ndihmuar Qeverinë e ardhshme për të qenë të suksesshëm dhe për të siguruar vendin e saj si një partner i barabartë në Evropë dhe brenda komunitetit ndërkombëtar. Diskutimet e sotme u fokusuan në investimet dhe shpërndarjen e energjisë, përfshirë edhe opsionet e ripërtrirjes dhe qëndrueshmërisë që do të nxisë rritjen ekonomike të Kosovës në të ardhmen”, ka thënë Kosnetti.