75 Mall Live Search
14:22 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / AR

KOSOVA, 13 VJET SHTET/ Qytetarët me tupana dhe valle festojnë këtë ditë të veçantë

Fëmijë e të rritur sot janë bërë bashkë nëpër sheshet e Prishtinës për të festuar 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ekipi i Indeksonlinet po e përcjell nga afër atmosferën që po mbizotëron nëpër sheshe, teksa në fytyrat e qytetarëve shihet lumturi e madhe.

Përveç stolisjes së kryeqytetit me flamujt e Kosovës, atmosferë po i shton edhe muzika me tupana.