15:16 / E Martë, 31 Tetor 2023 / mp

Kosova atraktive për të huajt, kryesisht nga Shqipëria dhe nga Turqia

Sa vjen e rritet numri i vizitorëve të huaj dhe vendës në hotele të Kosovës. Sipas të dhënave të ASK-së, vetëm në muajin shtator vendës dhe të huaj ka arritur në 59 861, prej tyre 43,14%, ishin vendës dhe 56,86% ishin të jashtëm.

“Krahasuar me muajin shtator të vitit 2022 (sa ishin 40 390 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 48,2%.

Numri i net-qëndrimeve ishte 170 629, prej tyre 58,48% nga vendësit dhe 41,52% nga të huajt. Numri i vizitorëve të brendshëm dhe net-qëndrimet e tyre sipas rajoneve numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm e ka rajoni i Pejës me 9 006, vizitorë dhe me net-qëndrimi 49 619, net-qëndrimi”, thuhet në të dhënat e ASK-së.

Në total 34 038 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Turqia, Gjermania dhe nga, Zvicra etj.