75 Mall Live Search
23:04 / E Hënë, 15 Qershor 2026 / F.R

“Kosova A” drejt furnizimit të ri, KEK ndan kontratë mijëra euro për pjesë rezervë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka dhënë një kontratë në vlerë prej 59,805.47 euro për furnizim me pjesë ndërrimi për furnizuesit e thëngjillit A3, A4 dhe A5 në Termocentralin “Kosova A”.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, operator ekonomik fitues është shpallur N.T.SH. “ARB-COM” nga Prishtina, ndërsa kontrata është dhënë më 2 qershor 2026 dhe nënshkrimi i saj pritet të bëhet më 19 qershor 2026, shkruan IndeksOnline.

KEK ka bërë të ditur se furnizimi me këto pjesë rezervë është i domosdoshëm për funksionimin normal të pajisjeve dhe për të mos penguar operimin e blloqeve të termocentralit.

Procedura e prokurimit është zhvilluar përmes tenderit të hapur, ku janë pranuar dy oferta, ndërsa kontrata i është dhënë operatorit me çmimin më të ulët të përgjegjshëm./IndeksOnline/