Kosova afër medaljes së radhës në Grand Prix të Austrisë, Laura Fazliu kalon në gjysëmfinale

Pas Distria Krasniqit, e cila dje fitojë medaljen e argjendtë, sot në ‘tapetin’ e Linz të Austrisë, po garon Laura Fazliu, një tjetër xhudistë e Kosovës.
Garuesja jonë ka arritur me sukses që të kualifikihet në gjysëmfinale të Grand Priz të Austrisë, shkruan IndeksOnline.
Në çerekfinale, Fazliu e mposhti me IPPON xhudisten sllovene, Leila Mazouzi.
Laura i ka filluar garat pa luftë në raundin e parë, teksa në raundin e dytë mundi me IPPON, italianen Carlotta Avanzato në kohën shtesë./IndeksOnline/