17:55 / E Martë, 13 Tetor 2020 / C E

Kosova – Andorra, formacionet zyrtare

Kombëtarja e Kosovës U-21 në futboll takohet sonte me Andorrën U-21, në kualifikimet për Evropian.

Një orë e 15 minuta para takimit, janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Përzgjedhësi i Kosovës, Rafet Prekazi, ka ardhur me ndryshime të shumta, shkaku edhe i daljes pozitiv të katër lojtarëve tanë.

Ndeshja luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe fillon në ora 19:00.