Kosova arrin fitoren e madhe ndaj Kroacisë
Përfaqësuesja e Kosovës tek femrat ka arritur një fitore të madhe.
Vashat dardane, arritën të mposhtin Kroacinë me rezultat minimal 0-1, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të vitit të ardhshëm.
Golin e vetëm e shënoi Modesta Uka, në minutën e 13-të.
Kosova, me këtë fitore mbetet në krye të tabelës me 6 pikë, ndërsa ndeshjen e radhës do ta ketë ndaj Bullgarisë./IndeksOnline/

