75 Mall Live Search
14:40 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kosova arrin sukses të madh në shah, renditet e treta në turneun mesdhetar

Kosova ka shënuar një sukses të madh në sportin e shahut.

Ata janë renditur të tretët në kategorinë “Bullet” të turneut mesdhetar që po mbahet në Turqi, transmeton Indeksonline.

Turqia zuri vendin e parë me 3.310 pikë, pas tyre doli Greqia me 2.991 dhe Kosova pati 2.950 pikë.

Garuese të tjera ishin Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Algjeria, Siria dhe Libani.

Ky turne u mbajt në kuadër të projektit “Checkmate Coronavirus”./Indeksonline/