75 Mall Live Search
18:55 / E Diele, 07 Nëntor 2021 / C E

Kosova barazon me Belgjikën, fiton pikën e parë në kualifikuese

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll ka marrë pikën e parë në kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Dardanët kanë barazuar me Belgjikën me rezultat 28:28, shkruan Indeksonline.

Kosova pati epërsi prej dy golave në pjesën e parë, ku fituan me rezultat 14:12.

Në pjesën e dytë nuk arritën ta mbajnë epërsinë por megjithatë morën një rezultat të kënaqshëm.

Dy ndeshjet me Greqinë dhe ndeshjet e dyta me Turqinë e Belgjikën, Kosova i luan në janar. /IndeksOnline/