22:03 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019

Kosova barazon me Poloninë, humb shpresat për kualifikim

Ndeshja e hendbollit në mes të Kosovës dhe Polonisë ka përfunduar me rezultat të barabartë 23-23.

Ky takim i vlefshëm për kualifikimet e Euro 2020 u zhvillua në Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe polakët barazuan vetëm në sekondën e fundit.

Aktualisht Kosova është në vendin e fundit në Grupin 1 me vetëm 3 pikë.

Kombëtarja jonë takimin e radhës, i fundit për këto kualifikime do ta ketë me 16 Qershor në Nyrberg kundër Gjermanisë. /IndeksOnline/