75 Mall Live Search
22:37 / E Premte, 10 Tetor 2025 / Gj Sh

Kosova barazon me Slloveninë, shpresat për Botëror nuk shuhen

Kosova nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Sllovenisë, në kualifikueset për Kampionatin Botëror.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Fadil Vokrri” ishte i barabartë, 0-0, shkruan IndeksOnline.

”Dardanët” patën paraqitje të mirë për 90 minuta, por që në fund u dasht të pajtohen me një pikë.

Në këtë ndeshje te Kosova debutoi edhe mbrojtësi i talentuar, ALbian Hajdari, i cili pati një paraqitje fantastike.

Pavarësisht barazimit, Kosova mban gjallë ende shpresat për kualifikim në Kupën e Botës, pasi Zvicra e cila bën pjesë në Grupin B, shënoi fitore ndaj Suedisë.

Kombëtarja helvetike është lidere e grupit, ku pas tre ndeshjeve ka 9 pikë, Kosova renditet e dyta me 4 pikë, Sllovenia me 2 pikë dhe Suedia me 1 pik ë./IndeksOnline/