75 Mall Live Search
17:18 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kosova bëhet lider i Grupit A, mposht me shumë spektakël Republikën Çeke në ‘Fadil Vokrri’

Kosova e ka mposhtur Republikën e Çekisë 2-1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Të parët ishin mysafirët që kaluan në epërsi në minutën e 16-të me anë të Patrik Schick, pas asistimit që pranoi nga Jakub Jankto.

Por, epërsia e çekëve zgjati vetëm katër minuta, me Vedat Muriqin (20’) që i barazoi shifrat në 1-1, me një aksioni të filluar nga Bersant Celina, derisa Elbasan Rashani asistoi te goli.

Në minutën e 66-të u krijua një skemë për t’u lavdëruar dhe Kosova kaloi në epërsi. Valon Berisha asistoi te Mërgim Vojvoda, i cili realizoi me të majtën.