09:44 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Kosova “cakton” zgjedhjet në Serbi, përmendet edhe data!

Taksa 100% e vendosur nga Republika e Kosovës për gjitha produktet serbe ka vënë në bllokadë ekonomike Beogradin zyrtar.

Kësisoj, ky vend pritet që edhe disa javë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Gazeta “Informer” shkruan se presidenti, Aleksandër Vuçiq, është duke marrë parasysh që t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare me 31 mars.

Mediumi në fjalë është thirrur në burime të Presidencës dhe Partisë Përparimtare Serbe, transmeton Indeksonline

Sipas gazetës, “shkas për shpalljen e këtyre zgjedhje janë taksa dhe kriza e dialogut me Kosovën”.

“Nëse Prishtina nuk heqë taksën, është e qartë se ajo po ndjek një politikë të shantazhit. Nëse kjo është kështu, atëherë ne nuk kemi asnjë kundërshtim për të shkuar në zgjedhje. Prandaj është me rëndësi të dimë se a duan ata të bisedojnë… Mendoj se është me rëndësi të kemi kujdes për interesat shtetërore. Prandaj duam përgjigje nga Evropa dhe Kosova. Nëse nuk hiqen taksat, atëherë t’i japim shans idesë së Haradinajt që të më largojë nga pushteti. E kjo bëhet në zgjedhje”, është shprehur Vuçiq. /Indeksonline/