21:02 / E Mërkurë, 26 Korrik 2023 / S Z

Kosova dhe Gambia koordinohen për trajtime të përbashkëta

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është takuar me homologun e tij të Gambisë, Sering Modou, me të cilin u koordinua për marrëveshje bashkëpunimi dhe zhvillim të trajnimeve të përbashkëta.

Mehaj ka shkruar në Facebook se me Modou, u takua gjatë vizitës zyrtare në Turqi.

“Së bashku me Ministrin diskutuam për zhvillimin bashkëpunimit dhe marrëdhënieve tona në fushën e mbrojtjes, duke u koordinuar për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, pastaj zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta në fusha të cilat ushtritë tona kanë më shumë nevojë”, ka shkruar Mehaj.

Ai shtoi se përqafimi i vlerave demokratike e bënë më të lehtë bashkëpunimin.

“Përqafimi i vlerave demokratike na bënë më afër njëri-tjetrit dhe më të lehtë bashkëpunimin, të gjitha aktivitetet tona që mund të zhvillohen në të ardhmen, do të jenë në përputhje me vlerat dhe parimet e NATO-së dhe të koordinuara me partnerët tanë”, ka shkruar tutje Mehaj.