07:25 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje

Sot do të mbahet ceremonia e Nënshkrimit të Marrëveshjes Implementuese për Fazën e IV të Projektit për Qeverisjen e Mirë Financiare, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale Gjermanisë.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt.

Marrëveshja nënshkruhet në ndërtesën e Qeverisë me fillim nga ora 9:00.