75 Mall Live Search
07:29 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Kosova dhe koronavirusi: Për një muaj plot 387 raste

Për një muaj në Kosovë janë regjistruar, 387 raste me covid-19

Me datën 13 mars, në Kosovë u shënuan dy rastet e para me COVID-19. E një muaj më pas, numri i të prekurve me virusin korona, është rritur.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë shtuar edhe 10 raste të reja me COVID-19 dhe numri i përgjithshëm në Kosovë ka shkuar në 387.

Rastet e reja janë 2 nga Prishtina, 2 nga Vitia, fshati Smirë dhe Skifteraj, 1 nga fshati Talinovc i Ferizajit, 1 nga fshati Hodonoc i Kamenicës, 1 nga fshati Burojë e Skënderajt, 1 nga Suhareka, 1 nga Gjakova dhe 1 nga Zveçani.

Po ashtu lajm i mirë është se 3 persona që kishin koronavirusin janë shëruar tashmë dhe janë liruar për në shtëpi.

Postimi i plotë nag IKSHPK:

Sot më 14 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 137 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej dhjetë (10) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë, dy (2) raste nga komuna e Vitisë (sipas vendbanimit një (1) rast Smirë dhe një (1) rast Skifteraj) dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Talinovc-Ferizaj, Hodonovc-Kamenicë, Burojë-Skenderaj, Suharekë, Gjakovë dhe Zveçan.

Dje më 14 prill 2020, janë shëruar edhe tre (3) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej gjashtëdhjetë e gjashtë (66).

Nga data 08 shkurt deri më 14 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.547 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej treqind e tetëdhjetë e shtatë (387) me 8 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.