75 Mall Live Search
15:53 / E Shtunë, 17 Maj 2025 / FR

Kosova dhe Kroacia udhëheqin diskutimin evropian për migrimin, sigurinë dhe fuqizimin e të rinjve

Pesidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, kanë bashkëkryesuar një tryezë të nivelit të lartë në kuadër të diskutimeve evropiane mbi sfidat e migrimit, mobilitetin dhe fuqizimin e të rinjve.

Tryeza u zhvillua nën temën “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”.

Presidentja Osmani theksoi se, pavarësisht ndryshimeve në sfidat që përjetojnë vendet e ndryshme, mbetet e përbashkët përkushtimi për garantimin e sigurisë, respektimin e sundimit të ligjit dhe nevoja për qasje të qëndrueshme dhe afatgjata.

“Evropa mund të jetë e hapur vetëm nëse është e sigurt. Politikat tona duhet të ndërtohen mbi themelin e bashkëpunimit, solidaritetit dhe vlerave evropiane”, u shpreh Presidentja Osmani gjatë fjalës së saj.