13:45 / E Premte, 29 Mars 2024 / L K

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë Marrëveshjen e Programit Ndërkufitar IPA III

Republika e Kosovës dhe Mali i Zi, kanë nënshkruar të premten Marrëveshjen dypalëshe për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027, raporton Ekonomia Online.

Marrëveshja është nënshkruar nga zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç.