75 Mall Live Search
15:06 / E Diele, 25 Maj 2025 / Burim

Kosova dhe Maqedonia e Veriut me tjetër vendkalim të përbashkët kufitar

Të mërkurën, më 28 maj, do të lëshohet në përdorim vendkalimi i përbashkët kufitar në Glloboçicë, kanë bërë të ditur për RTK-në, zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Kontrolli i hyrjeve dhe daljeve do të jetë i vendosur në objektin kufitar të Kosovës që ndodhet në Glloboçicë.

Ky është vendkalimi i dytë i përbashkët kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, pas atij në Bllacë, që u përurua muaj më parë.