75 Mall Live Search
11:27 / E Shtunë, 12 Prill 2025 / FR

Kosova dhe Maqedonia V. nga sot me pikëkalim të përbashkët kufitar

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë përuruar një pikë të përbashkët kufitare.

Bëhet fjalë për pikëkalimin e përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”.

Në ceremoni të pranishëm janë edhe dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Hristijan Mickoski.

Pika kufitare në Bllacë është përballur kohët e fundit me kolona të gjata në të dy anët e kufirit. Procesi për krijimin e pikave të përbashkëta kufitare ka filluar në qershor të vitit 2024. /Indeksonline/