Kosova dhe Polonia vendosin marrëdhënie konsullore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Kosova dhe Polonia kanë vendosur marrëdhënie konsullore.
Kështu duke hyrë në një kapitull të ri të bashkëpunimit mes shteteve.
Osmani ka thënë se e mirëpret këtë vendim dhe se është një dëshmi e forcës dhe partneritetit.
‘’Me vendosjen e marrëdhënieve konsullore, Kosova dhe Polonia tashmë kanë hyrë në një kapitull të ri të bashkëpunimit. Ne e mirëpresim ngrohtësisht këtë vendim, i cili është një dëshmi e forcës së partneritetit tonë dhe e vizionit tonë të përbashkët për paqen dhe sigurinë evropiane’’, ka shkruar Presidentja në Twitter. /IndeksOnline/