10:55 / E Martë, 05 Prill 2022 / AR

Kosova dhe Shqipëria diskutojnë për mundësinë e bashkërendimit dhe bashkëveprimit

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka pritur në takim delegacionin nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Pas takimit, kryetari i komisionit, Haki Abazi, tha se kanë diskutuar për mundësitë e bashkëveprimit dhe bashkërendimit me Shqipërinë.

“Nuk jemi këtu për të rritur shpresat për anëtarësim në Kombet e Bashkuara, por rrethanat kërkojnë një bashkëpunim më të thellë”, tha ai.

Ndërsa, përfaqësuesi nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gazmend Turdiu, tha se janë të interesuar për konsolidimin e pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.