Kosova dhe Shqipëria me sy nga Bundesliga, 4 yjet që synohen
Bundesliga është një ndër kampionatet më elitare në Evropë.
Megjithatë, ky sezon si rrallë herë më parë ka në katër talente shqiptarë, që teorikisht mund të luajnë me kombëtaren e Shqipërisë ose Kosovës.
Lojtari më i afirmuar është padyshim Elvis Rexhbecaj. Mesfushori 21-vjeçar është kthyer në një lojtar që shpesh është pjesë e formacionit titullar te Wolfsburgu.

I dytë në radhë është Meritan Shabani i Bayernit të Munichut. Futbollisti shqiptar konsiderohet si një ndër lojtarët me premtues të akademisë së kampionëve të Gjermanisë, shkruan ‘Sportekspress’.

Ofertat për ta huazuar atë nuk kanë munguar madje gjatë janarit 19-vjeçari ishte pranë kalimit te Ajaxi i Amsterdamit.
Kalojmë te Hanoveri, ku Florent Muslija është pjesë e rregullt e skuadrës së parë. I riu shqiptar u ble nga Karlsruhe dhe aktivizohet si mbrojtës ose mesfushor krahu.

Më i riu i shqiptarëve të Bundesligës është Leon Dajaku i Shtutgartit. Sulmuesi me origjinë shqiptare është vetëm 17 vjeç dhe ka mbi shpinë dy aktivizime në kampionat.

Kosova dhe Shqipëria janë gjithmonë me një sy nga katër talentet, por duhet treguar durim pasi në lojë është dhe Gjermania. Të katërt futbollistët premtues aktivizohen me kombëtaret e moshave të katër herë kampionë të botës.