Kosova dhe Shqipëria mësojnë kundërshtarët për kualifikueset e Botërorit të Femrave
Kosova dhe Shqipëria kanë mësuar fatin e tyre në kualifikueset për Kampionatin Botëror të Femrave që zhvillohet pas dy vjetësh në Brazil.
“Dardanet”, janë vendosur në grupin C2 ku do të kenë për kundërshtare Kroacia, Bullgaria dhe Gjibraltari.

Ndërsa vashat “kuqezi”, janë vendosur në grupin B1 me Çekinë, Uellsin dhe Malin e Zi.

Ndeshjet priten të zhvillohen nga 3 marsi i vitit të ardhshëm./IndeksOnline/

