75 Mall Live Search
07:53 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / G T

Kosova dhe Shqipëria sonte mësojnë kundërshtarët për sezonin e ri në UEFA Nations League

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërsë, sonte i mësojnë kundërshtarët e rinj në garën e UEFA Nations League.

Kosova gjendet në Ligën B, për herë të parë në histori, shkruan Indeksonline

Ndërsa, Shqipëria ka rënë në Ligën C.

Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës do jenë: Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli (vazo 1) – Zvicra, Austria dhe Ukraina (vazo 2) – Sllovenia, Gjeorgjia, Republika e Irlandës dhe Rumania (vazo 3).

Kurse kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë, janë: Finlanda, Sllovakia, Bullgaria dhe Armenia (vazo 2) – Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro dhe Estonia (vazo 3) – Letonia ose Gjibraltari, Luksemburgu ose Malta, Moldavia dhe San Marino (vazo 4).

Shorti hedhet sonte nga ora 18:00 në Bruksel.

Kurse ndeshjet e para të këtij kompeticioni do të zhvillohen në shtator, më datat 24 dhe 26./Indeksonline/