“Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës”/ Takohen Osmani dhe Begaj
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një takim homologun e saj shqiptar, Bajram Begajn.
Osmani u shpreh e lumtur pas takimit, në të cilin biseduan për bashkëpunimin e pandalshëm, shkruan IndeksOnline.
“Në një takim të ngrohtë fundvitit, sot pata kënaqësinë ta prisja presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin biseduam për bashkëpunimin tonë të pandalshëm dhe nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës.
Në prag të festave të fundvitit, i përcolla urimet më të përzemërta, me dëshirën që viti që vjen të sjellë edhe më shumë afërsi, më shumë bashkëpunim dhe hapa të suksesshëm drejt Bashkimit Evropian për dy shtetet tona”, shkroi presidentja.

