75 Mall Live Search
18:25 / E Shtunë, 18 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin në avancimin e insitucioneve të Avokaturave Shtetërore

Në vazhdën e bashkëpunimit insititucional mes Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, sot, Avokati Shtetëror i Shtetit, Sami Istrefi, është takuar me homologën e tij nga Shqipëria znj. Enkelejda Muçaj.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Qemajl Marmullakaj dhe drejtori i Departamentit Ligjor, Ardian Bajraktari.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit të dy insitucioneve me theks të veçantë në çështjen e arbitrazhit si dhe vlerësimin e rriskut për kontratat nga ana e autoriteteve shtetërore.

Prakrikat e mira të Republikës së Shqipërisë, do të përfshihen në kuadër të ndryshimit të ligjit të ri për Avokaturën Shtetërore, i cili është në fazën finale të draftimit, dhe ka për qëllim forcimin dhe avasimin e Avokaturës Shtetërore, duke përfshirë edhe obligimin për denoncimin e keqpërdorimeve.