11:38 / E Mërkurë, 08 Dhjetor 2021 / B O

Kosova dhe Shqipëria U19 mësojnë rivalët në eliminatoret për Evropian

Shqipëria dhe Kosova U19 mësuan emrat e rivalëve në eliminatoret e Europianit 2022-2023. Goglat e Nyonit e kanë vendosur skuadrën e drejtuar nga Armando Cungu në grupin 7 bashkë me Spanjën, Belgjikën dhe Rusinë. Kosova do përballet me Suedinë, Ukrainen dhe Qipron në grup.

Në përfundim të shortit, pas konsultimeve mes federatave dhe UEFA-s, të gjithë kanë rënë dakort që të gjitha ndeshjet e këtij grupi të luhen në Belgjikë në datat 21, 24 dhe 27 shtator 2022.

Ashtu sic ndodhi me eleminatoret e pak ditëve më parë që u zhvilluan në Shqipëri, dy të parat kualifikohen direkt për më tej së bashku me skuadrën e tretë më të mirë të eliminatoreve.

Shorti përcaktoi 13 grupe me nga 4 skuadra, ndërsa faza finale e turneut do të zhvillohet në Maltë.