18:08 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Kosova dhe Shqipëria vende mesatarisht të lira ekonomike

Kosova dhe Shqipëria kanë shënuar rritje të dukshme në lirinë ekonomike, sipas Fondacionit amerikan Heritage.

Në krahasim me vitin e kaluar, Kosova është  renditur e 51-ta, kurse Shqipëria ka shënuar rritje të dukshme duke u renditur në vendin 52-të, transmeton Indeksonline.

Të dy vendet sipas kësaj renditje konsiderohen si vende mesatarisht të lira ekonomike.

Vendi me lirinë më të madhe ekonomike mbete Hong Kongu, pas tij renditet Singapori.  Kurse Serbia është në pozitën e 69-të./Indeksonline/