22:34 / E Martë, 27 Shtator 2022 / Gj. Sh

Kosova dhuron spektakël, e pamëshirshme ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës ka shkëlqyr kundër Qipros në ndeshjen e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

”Dardanët” fituan me rezultat të thellë 5-1, në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Florent Muslija e hapi serinë e golave në këtë përballje me një gol shumë të bukur në minutën e 22-të.

Kosova dyfishoi epërsinë me një gol fantastik në fundin e pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Kosova shënoi edhe golin e tretë me anë të Elbasan Rashanit në minutën e 47-të.

Dardanët nuk u ndalën me kaq dhe shënuan golin e katërt në minutën e 52-të me Vedat Muriqin.

Qipro ngushtoi rezultatin me Roberge në minutën e 81-të.

Vedat Muriqi doli përëri në skenë në minutën e 84-të, ku shënoi golin e dytë personal dhe të pestin për Kosovën, pas një asistimi fantastik nga Milot rashica.

Me këtë fitore Kosova ka siguruar vendin e dytë në grupin 2 të Ligës C./IndeksOnline/