20:59 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kosova do të marrë pjesë në Grand Prix Budapest, me 5 xhudistë

Në garën Grand Prix Budapest, e cila do të zhvillohet në Hungari, Kosova do të përfaqësohet me 5 garues e ata janë:

1.Distria Krasniqi (-48kg)

2.Majlinda Kelmendi (-52kg)

3.Nora Gjakova (-57kg)

4.Akil Gjakova (-73kg)

5.Loriana Kuka (-78kg)

Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ndeshen nesër.

Ndërsa Akil Gjakova të shtunën dhe Loriana Kuka të dielën.

Garat secilën ditë fillojnë nga ora 10:00 kurse blloku final nga ora 17:00.

Majlinda Kelmendi në garat e fundit ka shkëlqyer, e të cilat ishin Lojërat Evropiane në Minsk të Bjellorusisë, ku Xhudistja nga Peja në finale e mposhti rusen Natalia Kuziutina. Kelmendi rrëmbeu medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë.

Kurse nga këto gara Kosova u kthye me tri medalje./Indeksonline/.