75 Mall Live Search
19:52 / E Enjte, 26 Mars 2026 / Gj Sh

Kosova do të përballet me Turqinë në finale nëse fiton sonte ndaj Sllovakisë

Turqia do të jetë kundërshtarja e Kosovës në finale të play-offit të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Kjo nëse ”Dardanët” arrijnë fitore sonte ndaj Sllovakisë, shkuan IndeksOnline.

Kombëtarja turke, para tifozëve vendas, fitoi në ndeshjen tjetër gjysmëfinale ndaj Rumanisë, me rezultat 1-0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Ferdi Kadioglu, në minutën e 53-të.

Ndeshja e mundshme Kosovë – Turqi do të zhvillohet të martën, në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në Prishtinë./IndeksOnline/