10:54 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Kosova do të sigurojë 88 milionë euro për ndërtimin e rrugës Kijevë-Zahaq

Qeveria e Kosovës do t’i propozojë presidentit të vendit, që ti jap autorizim Ministrisë së Financave të nënshkruaj marrëveshje ndërkombëtare për financimin e ndërtimit të rrugës Kijevë-Zahaq.

Në mbledhjen e sotme u tha se marrëveshja financiare për këtë projekt ka vlerën 80 milionë euro, raporton Indeksonline.

Kjo marrëveshje kompleton financimin nga institucionet ndërkombëtare financiare për autostradën Kijevë-Zahaq, e cila financohet me 71 milionë euro kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe 17 milionë euro fonde nga burimet tjera. /Indeksonline/