75 Mall Live Search
14:45 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kosova, do të thellojë marrëdhëniet diplomatike me Jemenin

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka diskutuar sot nëpëmjet një videokonference me kryediplomatin e Jemenit, Mohammed Abdullah Mohammed Al-Hadrami.

Në këtë diskutim dy ministrat u dakorduan që të thellojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe të shkëmbehen vizita të ndërsjella.

“Në një videobisedë me ministrin e Punëve të Jashtme të Jemenit z.Mohammed Abdullah Mohammed Al-Hadrami diskutuam për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, mbështetjen reciproke dhe zhvillimet e përgjithshme politike në vendet respektive.
U dakorduam që në të ardhmen e afërt të shkëmbejmë vizita të ndërsjella” shkruan Haradinaj-Stublla në njoftim.