75 Mall Live Search
13:11 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / OSH

Kosova do të udhëheqë një Komision ndërkombëtar, Bajqinovci do të udhëheqë atë

Delegacioni i Përhershëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe në përbërje të deputetëve: Fitore Pacolli Dalipi, Mefail Bajqinovci anëtarë dhe deputetët Jeta Statovci dhe Ardian Gola, zëvendësanëtarë, është duke marrë pjesë në punimet e Sesionit të nëntë  Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e SEECP/PBEJL-së), me 1-2 qershor 2022 i cili po mbahet Parlamentin e Greqisë,  në Athinë, Greqi.

E, deputeti Mefail Bajqinovci, do ta udhëheq komisionin për siguri dhe drejtësi.

“Qysh në fillim kam propozuar dhe insistuar që të votohet kandidatura e Delegacionit të Kuvendit tonë për ta udhëhequr Komisionin e Përgjithshëm për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe bashkëpunim në fushën e Sigurisë. Kjo kërkesë u pranua dhe u votua pas insistimit,  në krye të udhëheqjes së këtij Komisioni të rëndësishëm do të jem unë ku pritet të mbahet nën kryesimin radhës së SEECP, në Mal të Zi.

Hera e parë që  Kosova e udhëheq komisionin për siguri dhe drejtësi.

Në cilësinë e Kryetarit të këtij Komisioni në SEECP, Kuvendi i Kosovës do të udhëheq punimet e këtij komisioni për herë të parë.

Poashtu edhe Komisionin për Zhvillim Social, Arsim, Kërkim dhe Shkencë përsëri për herën e dytë do t’a kryesojmë në kuadër të SEECP-së”, ”, shkroi ai.

Përveç Kosovës, pjesëmarrës ishin edhe delegacionet nga Greqia, njëherit dhe nikoqire, Turqia, Rumania, Sllovenia, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Kroacia./IndeksOnline/