75 Mall Live Search
14:17 / E Martë, 07 Tetor 2025 / L A

Kosova do t’i vazhdojë sot përgatitjet për sfidat e tetorit

Dardanët do t’i zhvillojnë dy ndeshje të rëndësishme, të cilat mund të jenë edhe përcaktuese për fatin e tyre në kualifikimet e Botërotit 2026.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Vedat Muriqi me shokë do të ushtrojnë sot përsëri në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 16:30.

Ndërkohë, pas stërvitjeve do të flasin gjithsesi dy futbollistë, varësisht cilën përzgjidhen.

Ekipit në këtë grumbullim i janë rikthyer Edon Zhegrova e Milot Rashica, të cilët munguan në shtator, por është bashkuar edhe prurja më e re, Albian Hajdari.

Ndërkaq, trajneri Franco Foda do të përballet me shtatë mungesa, prej tyre pesë të lënduar: Amir Rrahmani, Florent Hadërgjonaj, Leart Paqarada, Vesel Demaku dhe Baton Zabërgja, dhe dy të tjerë me probleme: Lumbardh Dellova dhe Florian Haxha.

Kosova do të luajë me Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri” këtë të premte, kurse të hënën tjetër do ta vizitojë Suedinë, të cilën e mposhti në muajin e kaluar 2:0, pak ditë pas humbjes së thellë nga Zvicra, 0:4.