Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kuvajtin

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll do t’i zhvillojë dy ndeshje me Kuvajtin.
Po ashtu Kuvajti është njëra nga Kombëtaret më cilësore të Azisë andaj Kombëtarja Kosovare po e shfrytëzon si mundësi për tu përgaditur për ndeshjet kualifikuese për Botëror.
Njëra ndeshje do të zhvillohe gjatë ditës së dielë, pra me datën 05.01.2020 nga ora 19:00 kurse tjetra të hënën më 06.01.2020 nga ora 17:00.
Të dy këto ndeshje do të zhvillohen në palestrën sportive “Mizahir Isma” Rahovec./Indeksonline/.