11:39 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / k.v

Kosova e Austria me nismë për njohjen e përvojës së punës dhe pensioneve

Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të filloj nismën me Austrinë për njohjen e përvojës së punë dhe pensioneve ndërmjet dy vendeve.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në arsyetimin e kësaj nisme ka theksuar se kjo ka për qëllim mbrojtjen shoqërore të qytetarëve.

“Me qëllim të lehtësimit të koordinimit të sigurimit social ndërmjet Kosovës dhe Austrisë dhe përafrimit të procedurave në fushën e sigurimeve shoqërore, MF-ja paraqet nismën për negocimin e marrëveshjes së sigurimeve shoqërore ndërmjet dy vendeve”, ka deklaruar Murati.

Sipas tij, kjo nismë ka për qëllim mbrojtjen shoqërore të qytetarëve, duke ua mundësuar atyre të realizojnë të drejtat e tyre siç janë pensionet e moshës, familjare, invalidore, punës dhe e drejta në pension nga Fondi i Kursimeve.