21:22 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kosova e dekoron pilotin që ishte pjesë e bombardimeve të NATO-s

Piloti i bombardimeve të NATO-s, David Goldfein, është dekoruar me “Urdhrin e Lirisë”.

Në emër të presidentit Hashim Thaçi, komandanti i FSK-së Rrahman Rama ia ndau sot çmimin shefit të shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-së.

Rama ka falënderuar Golfeinin për sakrificën në mbrojtje të vlerave demokratike dhe humane gjatë luftës në Kosovë.

Rama më tutje ka thënë se “populli i Kosovës do t’i jetë mirënjohës përgjithmonë popullit dhe Ushtrisë Amerikane”.

Tash gjenerali Goldfein, ishte pilot që kishte marrë pjesë në bombardimet e NATO-s gjatë luftës në Kosovë. Ai i pati mbijetuar rrëzimit të aeroplanit luftarak i cili ishte goditur nga Ushtria e ish-Jugosllavisë (Federata Serbi-Mali i Zi) gjatë fushatës së NATO-s në vitin 1999.

Sipas njoftimit të MFSK-së gjeneralët Rama e Goldfein biseduan për nevojën e bashkëpunimit në të ardhmen, krijimin e mundësive për pjesëmarrje të kadetëve të FSK-së në  Akademinë e Forcave Ajrore Amerikane, trajnimet kibernetike si dhe për fushat tjera me rëndësi për FSK- në.