75 Mall Live Search
08:42 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kosova e dyta sipas varfërisë në rajon, ja kush është e para

Sipas të dhënave të INSTAT-it, Kosova ka dalë e dyta në rajon për nga shpenzimet e buxhetit mujor që i bën  vetëm për ushqime. Sipas këtyre të dhënave thuhet se 50% të pagës mujore qytetarët i shpenzojnë vetëm për ushqime. Ndërsa Shqipëria bashkë me Beratin, Dibrën dhe Durrësin ka dalë e para duke e rritur buxhetin e tyre mujor për ushqime më shumë se vitet e tjera.

Kjo peshë e lartë e shpenzimeve për ushqime është një tregues i varfërisë në vend , ku pjesa më e madhe e të ardhurave shkon për të siguruar mbijetesën. Në vitin 2018-të ushqimet zunë 44% të shpenzimeve mujore mesatare në shkallë kombëtare, njësoj me vitin e kaluar.

Pas Shqipërisë dhe Kosovës  sipas renditjes vjen Mali i Zi me 22.8%, Bosnja me 21.5%, Maqedonia me 18.4%, Serbia me 16.5%. Vetëm për bukë dhe drithëra, shqipëria shpenzon 5% të asaj që prodhon ekonomia në një vit, sërish më e larta në Evropë , nga 1.1% që është mësatarja e BE dhe 3.7%  që është vendi i dytë pas Shqipërisë, Mali i Zi. Sa më i varfër të jetë një vend, aq më shumë shpenzon ai për ushqime, pasi ushqimi është një nevojë e domosdoshme  dhe vetëm pas plotësimit  të tyre, banorët mund të mendojnë për nevoja të tjera më pak jetësore, ku i fundit vjen argëtimi. Shpenzimet e larta për ushqime janë dhe një tregues indirekt i varfërisë relative në vend, pasi tregojnë sa të ulëta janë të ardhurat reale të shqiptarëve, teksa një pjesë e rëndësishme e tyre shkon për përmbushjen e nevojave bazë./Indeksonline